Tiranë - Elkjer Tafçiu, 40-vjeçari i cili një ditë më parë grabiti një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet është vendosur në pranga.
Sipas policisë autori i cili rezulton me precendent penal për vjedhje me dhunë u kap nga blutë në Rrugën e Qelqit.
Në mes të ditës 40-vjeçari kërcënoi me thikë punonjësen dhe mori paratë që ndodheshin në kasë - paraprakisht dyshohet 90 mijë lekë të reja.
Punonjësja e cila u dëmtua në dorë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente









