Dy persona ende të paidentifikuar nga policia grabitën një argjendari në Paskuqan të Tiranës, ngjarje e ndodhur rreth orës 14:40. Autorët kanosën punonjësen në argjendari me armë zjarri dhe vodhën një sasi bizhuterish.

Sipas burimeve për Report Tv, autorët të armatosur me kallashnikov lëviznin me një motor pa targa, me të cilin pas grabitjes kanë kur drejt zonës së Institutit Bujqësor në Kamëz.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.  

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve. 

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lajm në përditësim...