TIRANE - Një banesë ende e papërfunduar është hedhur në erë nëpërmjet një eksplozivi, dyshohet të telekomanduar, në zonën pranë Teleferikut në kryeqytet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Policia bëri të ditur se banesa është në pronësi të shtetasit Argjend Margjini i cili është marrë në pyetje nga uniformat blu. Dyshimet e para janë që sasia e eksplozivit të jetë vendosur për kërcënim.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në bizneset përreth, në banesa por edhe në objekte të tjera deri në 50 metra larg.
Policia e komisariatit numër 4 dhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ku edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës, të cilat pritet të japin ndihmesën e tyre në hetimin e ngjarjes.

(Foto, një rrobaqepsi pranë banesës ku u vu eksplozivi, e cila gjithashtu pësoi dëme materiale)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com