Tiranë/ Historia e rrallë e gruas me aftësi të kufizuar, bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

Një 50 vjeçare me aftësi të kufizuar është bërë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatëzanie të vështirë që ja doli të finalizohej me sukses,falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital, duke i garantuar edhe kujdesin e mëtejshëm për të dhe të porsalindurën.

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çif personash me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për t'u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Në gusht të vitit 2018, Gëzimi i është drejtuar me një email ministres Manastirliu për ta mbështetur për qëndrimin në spital, për vijimin e shtatëzanisë së gruas së tij.

“Përshëndetje znj. Ogerta. Unë jam Gëzimi, bashkëshorti i Zenepes. Të dy si çift jemi me aftësi të kufizuar (karrige me rrota) dhe së bashku jemi takuar në ambientet e punishtes Mirësia, ku ju keni shpërndarë karrige me rrota. Por sot po ju drejtohem personalisht për një arsye shumë më madhore. Bashkëshortja ime Zenepja është shtatzënë dhe jemi shumë të lumtur për këtë mrekulli. Por do t'ju lutesha të na ndihmonit që shtatëzaninë Zenepja, ta kalojë në spital për shkak të vështirësisë së madhe që paraqet rasti ynë.”

Ministrja Manastirliu i është përgjigjur dhe prej 5 muajsh, çifti Pirja jetonin në një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ata kanë ndjekur biznesin e tyre familjar (një kopësht për fëmijë) nga dhoma e maternitetit nëpërmjet sistemit të kamerave. Shtatëzania nuk ka qenë e lehtë, por është finalizuar me sukses.

Dje ka ardhur në jetë El’Ana që gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj. Prindërit janë shprehur se e kanë quajtur El’Ana (Zoti na u përgjigj) dhe më tej kanë falenderuar ministren dhe stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzanie të pazakontë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astriti: 29/01/2019 19:16

    Urime familjes Pirja dhe jete te gjate vajzes se tyre.Per te ardhur keq qe gezimi i tyre i jetes shoqerohet me propaganden e rradhes te ministres se qeverise se propagandes e cila pa pike turpi merr merita edhe per gjera fare minimale qe i ka per detyre ti beje.Krevati dhe supa e spitalit nuk kushtojne asgje dhe i paguajne shqiptaret per ata qe kane nevoje.Ajo qe i kane bere shendetesise ministrja dhe shefi i saj,hamshori Skenderbe,jane vjedhjet e miliarda lekeve me check up,koncensione dhe investime spitalesh dhe pajisjesh atje ku nuk kane ngelur as njerez dhe as mjeke,sepse atje vidhet me shume.Duke i vjedhur dhe shperndare miliardat e shendetesise ne gjera te kota e te panevojshme,kane lene ne dite te hallit spitalet e Tiranes qe i sherbejne gjithe Shqiperise dhe i kane dhene arratine mjekeve dhe infermjereve me te mire qe ka vendi te cilet i paguajne rroga me pak se sekretaret dhe pastrueset e zyrave te tyre luksoze.Kjo organizate mafioze dhe ordinere qe qeveris kete vend ka vene rekorde te padegjuara me pare per vjedhje dhe propagande.I kane bere llogarite,sa me shume e varferoje,aq me kollaj ja bejne njerezise lavazhin e trurit.

    Përgjigju
  • Erik: 29/01/2019 17:01

    Me jete, urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro