Tiranë/ I vodhën varësen në mes të rrugës, ja çfarë filmuan kamerat tek 'Rruga e Elbasanit'

Tirane- Dy të rinj janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën varësen një shtetaseje që po ecte në këmbë në 'Rrugën e Elbasanit' në Tiranë.

Ngjarja është shënuar 2 ditë më parë, më 15 gusht. Kamerat në rrugë kanë filmuar autorët të cilët i tërheqin varësen nga qafa kalimtares që në atë moment ishte vetëm.

Të arrestuarit janë D. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Operacioni u kodua "Necklace".

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!

Namir Lapardhaja: Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!