TIRANË - Tregtonte ilaçe kontrabandë arrestohet J. Bode. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, gjatë orëve të natës është finalizuar operacioni i koduar “Medikament III”.
 
Sipas policisë, dyshohet se, Bode, 28 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, në farmacinë e tij tregtonte medikamente mjekësore pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave dhe medikamente me perdorim spitalor.
 
Pas kontrollit të mjetit të tij, është gjetur një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekesore pa pullën fiskale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sërë medikamentesh në sasinë prej 608 kuti dhe arrijnë vlerën 1 400 000lekë.
 
28-vjeçari Bode është akuzuar për veprat penale, “tregtim dhe transport i mallrave kontrabandë” dhe “ruajtjes e depozitimit të mallrave kontrabandë”.
 
Pas arrestimit, dosja me materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm, për konsumim të veprave penale të kontrabandës së medikamenteve mjekësorë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)