Rreth orës 06.00 të dites se sotme, në rrugen "Vangjel Noti" në Tiranë, Seksioni i Kërkimit pas një pune intensive, ka bërë të mundur kapjen e personit në kërkim, Petrit Zeqir Byberi.

50-vjecari, lindur në Shoshan-Tropojë dhe banues në Tiranë, ishte i kërkuar, pasi dyshohet si i implikuar në vrasjen e Blerim Metaliaj dhe plagosjen e shtetasve Rexhep dhe Bledar Metaliaj, ngjarje e ndodhur më datë 11 gusht 2014 në qytetin e Bajram Currit.

Materialet në ngakim të tij iu refruan Prokurorisë për veprat penale "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278 te K.Penal. ATSH