39 thika dhe mbi 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! (EMRI)

TIRANË- Haxhi Mykaj, 44-vjeç ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pas një aksioni anti-drogë në kuadër të operacionit të koduar “Chivas Regal”.

44-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në rrugën 'Azem Galica' në Paskuqan, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Po ashtu është sekuestruar edhe makina me të cilën lëvizte Haxhi Mykaj.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia. 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 07/09/2021 18:51

    Thikat i mban sepse punon xhongler në cirk!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi