TIRANE - Një dyqan i një kompanie të telefonisë fikse dhe shërbimeve të internetit, u sulmua të enjten në mesditë nga një person që mbante në dorë një thikë. Autori është futur si klient fillimisht në ambientet e dyqanit dhe aty i ka kërkuar shitëses së dyqanit paratë. Policia tha se në dyqan ka hyrë vetëm një person dhe se pas grabitjes është larguar. 
 
Pas kërcënimit me thikë, shitësja është detyruar t’i japë agresorit paratë që kishte në arkë. Nga verifikimet paraprake, policia konifrmoi se autori i vjedhjes me dhunë ka marrë nga arka e dyqanit një sasi prej 27 mijë lekësh të reja. Por përkundër kësaj, punonjësit e kompanisë thonë se shuma e vjedhur shkon në rreth 400 mijë lekë të reja. Gjithsesi sipas policisë shuma është ende duke u verifikuar.
 
Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, pamjet filmike të kamerave të sigurisë së dyqanit, si dhe gjurmë gishtërinjsh. Po kështu policia mori edhe deklarimin e shitëses e cila dha një përshkrim të autorit të krimit. Bazuar në këtë deklarim, oficerët dhe agjentët e krimeve, po kryejnë verifikime të personave që ata kanë të skeduar si kontiegjentë


grabitja


Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)