TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollave të mesme të kryeqytet, si "Sami Frashëri", "Ismail Qemali" dhe "Partizani", mesditën e kësaj të enjte.

Kodheli, i kërkoi të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke i sigurur se rekrutimi do të bëhet vetëm në bazë të meritës. Nga ana tjetër ministrja Kodheli, i cilësoi Forcat e Armatosura si forca elitë dhe që janë maja e shoqërisë shqiptare.

"Një shans shumë i madh është të ardhurit pranë kësaj strukture që është nderri i shqipërisë, vetëm Forcat e Armatosura kanë mbërritur të jenë në front të parë të barabart midis të barabartëve në minisione. Kanë arritur ta kënë kaq të lart moralin sa edhe kur dikush mundohet tia prish atë, në fund të ditës të rëzultojë që e drejta është nga na e FA" tha Kodheli

Në fund të takimit të rinjtë vizituan edhe ambietet muzu të ministrisë së mbrojtjes, duke shfaqur interes për armatimet e dikurshme që kanë qënë në përdorim të ushtrisë shqiptare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)