Tiranë, kontrabandë me ilaçet, arrestohen 2 persona, pronarë të një farmacie dhe një depoje (EMRAT)

Dy shtetas janë arrestuar falë një operacioni nga DVP e Tiranës në drejtimin e Prokurorisë, pasi kontrabandonin medikamente mjekësore pa pullë fiskale.

Operacioni ‘Medikament’ çoi në pranga Ermir Haxhiaj, 46 vjeç dhe Qazim Haka, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

'Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në farmacinë e E.H. dhe depon e Q.H., policia gjeti një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjithashtu u gjetën dhe disa pajisje dentare me vlerë rreth 17 mijë euro.

'Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro.', vijon më tej njoftimi.

Materialet i janë kaluar tashmë Prokurorisë.

Ermir Haxhiaj është arrestuar edhe më parë, pasi në gusht të vitit 2022, policia gjeti në farmacinë e administruar prej tij sasi të konsiderueshme medikamentesh pa pullë fiskale.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane