Në rrugën dytësore në Marikaj, automjeti tip “Ford” me targë DR 1104 F, me drejtues Nazmi Allaraj ka aksidentuar 5-vjeçarin me iniciale O. K. i cili gjeti vdekjen në spital.
Pasi përplasi vogëlushin automjeti ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë një një kanal.
Fëmija është transportuar menjëherë për në spital nga një mjet i rastit por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
