Të dyja gratë po ecnin në anë të rrugës në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, kur automjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret, shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com duket një nga të moshuarat e aksidentuara teksa i jepet ndihma e parë në trotuar.

(Në foto një nga të moshuarata e aksidentuara)
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Tiranë
Informacion paraprak.
Me datë 22.12.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin "Zhan Dark”, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjeksore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëte
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












