TIRANË-Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar nga Maqedonia, pasi tentoi që të korruptojë punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor.
 
Më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip "DAF", me drejtues Z. A. 41 vjeç dhe pasagjer Tomislav Ristovski 32 vjeç, të dy nga Maqedonia në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.
 
Pasi i është komunikuar masa administrative drejtuesit, pasagjeri i ka ofruar 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së gjobës.
 
Pas këtij veprimi Tomislav Ristovski 32 vjeç është arrestuar, ndërsa akuzohet për  "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

maqedonasi

maqedonasi
Dokumentet e maqedonasit dhe 5 eurot qe tentoi te korruptoje policin shqiptar


dy.b/shqiptarja.com