TIRANE – Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare noterja e njohur, Shpresa Kurti, ish-presidentja e Noterëve të Shqipërisë, e cila e mbajti këtë post për 10 vjet.

Themeluesja e notariatit shqiptar, Shpresa Kurti u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
 
“Humbëm një kolege të nderuar, dhe një pikë referimi për brezat e rinj të noterëve. Përkushtimi, vullneti dhe integriteti profesional kanë shënjuar jetën e Znj. Kurti në rrugën e saj të gjatë dhe sfiduese për reformimin e shërbimit shqiptar të noterisë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Dhomës Kombëtare të Noterisë.
 
Shpresa Kurti ka zhvilluar një karriere të gjatë dhe aktive, fillimisht si ndër të parat notere e atashuar pranë gjykatave, përpara njohjes së noterisë si profesion i lirë.
 
Prej vitit 1994 nisi punën si notere publike-private.
 
Për 12 vite ka kryesuar Dhomën Kombëtare të Noterisë, ne rolin e Presidentes së kësaj dhome, dhe së fundi ka drejtuar Dhomën e Noterisë së Tiranës.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)