TIRANË - Prokuroria e kryeqytetit ka dërguar për gjykim duke kërkuar dënimin e Hajdin Zyberajt, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Dini-2009”, për mashtrim ndaj shumë personave me pasoja të rënda.
Nga hetimi rezulton se Zyberaj ka mashtruar së paku 36 persona, të cilët kanë blerë apartamente dhe dyqane në ndërtimin e tij në zonën e Qesarakut, Linzë, por që më pas ka rezultuar se këto prona u janë shitur dy ose më shumë personave të tjerë. Zyberaj, i cili rezulton se nuk ndodhet në Shqipëri prej shumë kohësh do të gjykohet në mungesë.

(Në foto: Ndërtuesi Hajdin Zyberaj)
Personat e dëmtuar janë të pajisur të gjithë me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 3 milionë euro.
Në fund të vitit 2013, të gjithë kallëzuesit kanë konstatuar se në ambientet që kishin blerë kishin hyrë persona të tjerë, edhe ata të pajisur me kontrata të rregullta noteriale.
Në këto kushte, kallëzuesit kanë kërkuar takim me administratorin e “Dini-2009”, por rezultonte se ai ishte larguar nga Shqipëria. Edhe gjatë hetimit, rezulton se i Hajdin Zyberaj nuk është gjetur në Shqipëri dhe hetimi është zhvilluar me masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë.

Një prej qytetarëve që ka rënë pre e këtij mashtrimi është dhe Florind Skënderaj i cili pasi pagoi 4 milion lekë për banesën sot jeton me qira dhe i bën apel Zyberajt të kthehet pranë banorëve për t’i dhënë zgjidhje, në të kundërt shtetit të ndërhyjë.
“Le numrin e telefonit te dera, se marr vesh për këtë që ndodhi, dhe më merr dikush që kishte dy vjet para meje që e kishte blerë. Ka 6 muaj dhe ka kushtuar 40 milionë lek që ja kam dhënë kesh. Sot jam me qera dhe dua t’i them zotërisë që duhet të vijë të japë shpjegim se si është bërë kjo situatë. Kjo është gjaku i popullit, lek që janë nxjerrë me djersë. Dhe duhet të japë shpjegim sa më shpejt sepse ka shumë si puna ime. Kërkojmë ndihmë edhe nga Shteti.”- thotë një nga klientët e Zyberajt, Florind Skënderaj.
Prokuroria e Tiranës pas marrjes së 36 kallëzimeve nga qytetarët e mashtruar ka vendosur sekuestro preventive mbi llogaritë bankare të Zyberajt, por dhe pse i shpallur në kërkim policor ky i fundit prej 4 muajsh nuk është mundur të kapet.

(Një nga pallatet e firmës së Hajdin Zyberajt)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO