TIRANË - Një makinë tip BMWka përfunduar në një dyqan në Kamzë pasi ndiqej nga policia. A1 Report siguron pamje nga përfundimi i operacionit të Policisë së Tiranës, mbrëmjen e së enjtes, ku 2 makina çanë postbllokun e policisë.
 
Në Kamzë, policia ndoqi personat e armatosur e të dënuar për vrasje, ku N. Gj., ishte kapur në janar për 2 vrasje në Bulqizë dhe Tiranë, por që rezulton i lirë.
 
Në automjetin e bllokuar, që duket në foto, i cili thuajse hyri në një dyqan celularësh, nuk janë gjetur armë ndërsa dyshohet se kanë mundur të largohen 2 nga 3 personat që gjendeshin në të.
 
Operacioni drejtohej nga njëri prej dy zv-drejtorëve të Policisë së Tiranës për bllokimin e disa personave të rrezikshëm dhe të armatosur që vinin nga Burreli.
 
makina brenda dyqanit me logo
(Në foto: Automjeti që përfundoi brenda në një dyqan në Kamzë pasi ndiqej nga policia)

targa makina kamez
(Në foto: Targa e automjetit)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)