TIRANE- Në dy ngjarje të ndryshme, hajdutët vjedhin bizhuteri në shtëpinë e Blendi Gonxhes, ish-zëvendëskryetarit të bashkisë së Tiranës, teksa në Fushë-Krujë kanë grabitur një argjendari.
Ndërkaq, një 18-vjeçar, u kap si hajdut serial dhe policia arrestoi një 28-vjeçar që kishte grabitur sahatë uji e njërin që i vodhi çantën një femre.
BIZHUTERITE E GONXHES
Paraditen e djeshme, Blendi Gonxhe, ish-zëvendëskryetari i bashkisë së Tiranës, kur po hynte në shtëpi, në katin e 6-të të një pallati te “Komuna e Parisit”, i gjeti hapur dyert e shtëpisë, pasi natën e së dielës e kishte kaluar jashtë. Drynet e shtëpisë ishin thyer dhe me të hyrë në brendësi, Gonxhe ka konstatuar se mungonin disa bizhuteri, ku përfshihen ora, unaza dhe byzylykë që në total mund të kapin vlerën e rreth 150-200 mijë lekë.
Burimet e policisë thanë se hajdutët nuk kanë marrë gjë tjetër, as lekë dhe as objekte të tjera, ndërsa Gonxhe ka bërë denoncim në komisariatin nr 2.
GRABITET ARGJENDARIA NE FUSHE KRUJE
Persona të armatosur e të maskuar grabitën një argjendari në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 minuta, ndërsa pronari i dyqanit të grabitur nuk ka bërë rezistencë. Hajdutët hynë në pronën e Albert Bardhit e qëlluan në ajër jashtë dyqanit, për të larguar njerëzit. Ata grabitën një sasi floriri dhe lekësh. Makina e tipit “Audi”, me të cilën ata ikën, pa targa, është gjetur në Komunën e Ishmit, në Durrës.
HAJDUTI SERIAL
Nga operacioni “Shëtitësi” u kap Imer Jupa, 18 vjeç, lindur dhe banues në Has, pasi grabiste lokale dhe makina në Kosovë, Shkodër, Kukës e Tiranë. Ai u kap në rrugën “Don Bosko” në Tiranë në orën 24.00, kur po vidhte një “Benz Mercedes”, me targa TR 2295 J. Është dokumentuar tërësiSht implikimi i tij në mbi 8 vjedhje, ku zonat e tij të preferuara ishin “Rruga e Durrësit”, Lapraka, etj. Ndërkaq, ai ka vjedhur supermarkete, kabull elektrik, lokale, etj.
SAHATET E UJIT
Nga komisariati nr.6, në kuadër të operacionit policor “Sahati i fundit”, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Abdyli, 28 vjeç, lindur në Kavaje e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij, është bërë pas kapjes në flagrancë në “Rrugën e Qelqit” në Tiranë, duke vjedhur disa sahate uji. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 sahate, 4 pinca, 4 kaçavida, 4 çelësa për hapje bulonash, 1 çelës për hapjen e vidave, 1 fletë sharre hekuri.
ÇANTA
Komisariati nr.2 arrestoi Ervin Kapxhiun, 30 vjeç, sepse në rrugën "Lidhja e Prizrenit", në Tiranë, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, e cila është konfliktuar me autorin, por më pas ka mbëritur policia dhe ka mundur ta arrestojë.
Lajmi u perditësua
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com