Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin për prishjen e rreth 16 bunkerëve të vjetër të ushtrisë që janë brenda sipërfaqes së varrezave të Sharrës për të krijuar hapjen e vendeve të reja, ndërsa deri më tani është hapur një sipërfaqe afërsisht mbi 1 mijë metra katrorë.
Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo tha se po shfrytëzohet çdo mundësi e hapësirë, për të mundësuar shërbimin funeral, ndërsa e vlerësoi të patolerueshme neglizhencën sipas tij, të qeverisë.
“Jemi këtu për të inspektuar punimet që po kryen Ndërmarrja e Shërbimit Funeral të Bashkisë. Në mungesë të vendeve të reja, për të ofruar shërbimin në varrezën e Sharrës, për qytetarët e Tiranës, kemi ndërmarrë një aksion të çrrënjosjes, prishjes të afërsisht 16 bunkerëve të vjetër të ushtrisë që janë brenda sipërfaqes së varrezave të Sharrës. Puna është në vijim. Deri tani kemi hapur një sipërfaqe afërsisht mbi 1000 metra katrorë. Puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe sipërfaqja e përgjithshme që do përftohet nga ky aksion, në pamundësi për tu zgjeruar sipas planit rregullator të varrezave është afërsisht 2 mijë metra katrorë, çka do të mundësojë një funksionim, të themi normal të varrezës së Sharrës, edhe për afërsisht 2 muaj të tjerë. Ky është lajmi i mirë që ne japim sot.
Nga ana tjetër, më duhet t’u kërkoj ndjesë qytetarëve të Tiranës, për të gjithë vështirësitë që janë krijuar. Nuk kemi pasur mundësi të ofrojmë shërbimin veçse varr mbi varr, për të gjithë ata që normalisht kanë kërkuar shërbimin tonë në varrezën e Sharrës dhe të Tufinës. Ju e dini që Bashkia e Tiranës vazhdon të operojë në mungesë dhe në bllokim të buxhetit të saj dhe gjej rastin të përsëris se pa buxhet për ne është e pamundur të kemi sipërfaqe të reja dhe të ofrojmë një shërbim cilësor, me dinjitet, për familjet e qytetit të Tiranës.
Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë, çdo mundësi, në mënyrë që të zgjerojmë brenda kufijve ekzistues, sipërfaqen për të ofruar këtë lloj shërbimi. E them edhe një herë tjetër se jemi në kushtet ekstreme tonat, çka do të thotë që për këtë lloj shërbimi, shpresoj dhe besoj që thirrja ime edhe kësaj here, të gjejë vesh për tu dëgjuar nga ana e qeverisë. Një zhbllokim i buxhetit për Tiranën do të mundësonte një shërbim normal për qytetarët, në varrezat e Sharrës dhe Tufinës.Gjej rastin edhe një herë të kërkoj ndjesë për të gjithë vështirësitë që janë krijuar por e dini edhe ju që edhe Bashkia, në mungesë të buxhetit e ka të pamundur të operojë ndryshe, përveçse kaq”
Procesi i shpronësimeve ku ndodhet, ju keni bërë një kërkesë në Ministrinë e Brendshme?!
Kjo nuk ka lidhje me procesin e shpronësimeve, pasi ajo procedurë ka mbaruar. Ka lidhje me bllokimin e buxhetit. Bllokimi i buxhetit nuk mundëson bërjen e pagesave për pronarët, as hapjen e fondit për bërjen e pagesave për pronarët e për rrjedhojë na bllokon të zgjerohemi në sipërfaqe, sipas planeve rregulluese të dy varrezave. Ne kemi një projekt kompleks për të dy varrezat, Sharrën dhe Tufinën, 3.5 milionë euro në gjithësinë e saj, që rregullon në mënyrë shumë të përshtatshme. Përveç hapësirave të reja rregullon edhe rrugët e brendshme, varrezat murale, pra e sjell në një standard tjetër këtë lloj shërbimi por për sa kohë ne nuk kemi mundësi të paguajmë për shpronësimet apo të paguajmë edhe kompanitë që po bëjnë investimet për punën e tyre, ne gjendemi në këtë ditë që jemi dhe detyrohemi të gjejmë mënyra të tjera për të arritur aty ku duhet. Fakti është që tani jemi duke prishur bunkerët, në mënyrë që të fitojmë sipërfaqe shtesë.
Sa kohë mund të fitoni për shfrytëzim varresh me bunkerët?
Sapo e thashë, për varrezat e Sharrës, afërsisht dy muaj. Janë afërsisht 2 mijë metra katrorë, që përllogaritet afërsisht dy muaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO