TIRANË - Dy persona u arrestuan ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni nga Antidroga e Tiranës. Një sasi lënde narkotike e cila ishte kultivuar në fshatin Blerim të Fushë Arrëzit ishte destinuar të shitej në tregun e Kamzës. Lënda narkotike, 60 kg kananis sativa u kap e paketuar në 6 thasë në pjesën e pasme të makinës që drejtohej nga Kujtim Ujkaj. Ndërsa në pranga ka rënë Abdurrahman Rizvani I cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte Kujtimin nëse kishte prezencë të Policisë.
1 kg kanabis 1200 euro
Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.
Një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.
Operacioni
Policia ka publikuar video të operacionit në zonën e Luzit të Fushë Krujës. Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Gjatë kontrollit të njërit automjet, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme.
Nga pamjet e shpërndara nga policia, duket aksioni i policisë në momentet e arrestimit, teksa të dy kapen dhe shtrihen në tokë nga Antidroga. Ndërsa në pjesën e pasme të automjetit është lënda narkotike në thasë.
Arrestimet
U arrestuan në flagrancë dy shtetasit, Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte lëndën narkotike me automjet dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat. Ndërkohë u shpall në kërkim një 28-vjeçar, S. D., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, si dhe R.D., 37 vjeç.
'Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Kujtim Ujka, në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi Abdurrahman Rizvani, i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.', njofton policia.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Policia vijon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi dhe fotot e dy të arrestuarve prej operacionit të Antidrogës së Tiranës.
Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani
Detaje të reja nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, ku u arrestuan 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.
Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.
Kujtim Ujka dhe Abdurrahmani Rizvani
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar fotot e dy të arrestuarve falë aksionit të antidrogës së Tiranës, Kujtim Ujka dhe Abdurrahman Rizvani.
Ata u kapën falë operaiconin 'Interruption 2'. Dy të rinjtë u kapën me drogë, në automjetet e tyre u gjetën 60kg kanabis sativa, e ndarë në 6 thasë.
Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Gjatë kontrollit të njërit automjet, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme.