Tiranë- Parandalohet një vrasje, arrestohen shtate persona

Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një pune intensive operative dhe proceduriale, duke bashkëpunuar me Komisariatin e Policise Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bëri të mundur parandalimin e një vrasje dhe arrestoi në flagrancë 7 shtetas:

1. Marian Preng Radaçi, 38 vjeç, lindur në Perlat i Epërm, banues në Tiranë
2. Alfred Nikoll Marku, 33 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë
3. Artan Bardhok Sulejmani, 40 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Mirditë
4. Arli Agostin Ndrejaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Rrëshen
5. Darjel Andon Cara, 22 vjeç, banues në Valias-Tiranë
6. Arvin Gege Dodaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Mirditë
7. Ernest Spartak Ndoja, 28 vjeç, banues në Rrëshen -Mirditë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë në aksin rrugor Lezhë - Kurbin, duke tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Roan P., me banim në Pllanë-Lezhë. Falë një pune të specializuar me metoda proaktive u arrit parandalimi i kësaj vrasje, duke arrestuar autorët e dyshuar, të cilët për një periudhë 2-javore në Tiranë dhe në qytetin e Lezhës, studionin lëvizjet e shtetasit Roan.P, me synimin e vrasjes, për motive të dobëta.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar:
- Një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës Glockm e 15 fishekë.
- Një automjet i markës Audi, tipi Q7, me targë "AA727GH", në pronësi të shtetasit Alfred Marku.
- Një automjet i markës Audi, tipi A4, me targë "AA622JR", në pronësi të shtetasit Marian Radaci.
- Një automjet i markës BMV, tipi X6, me targa italiane "DT744MD", në pronësi të shtetasait Artan Sulejmani.
- Një automjet i markës Toyota, me targë 'AA090FC" në pronësi të shtetasit Dodaj.
- Një automjet i markës Fiat Punto , me targë "AA857AK" në pronësi të Ernest Ndojës.
- Shkopa bejsbolli metalik e druri
- 15 aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim te ngelur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve dhe municioneve luftarake". /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë