TIRANË – Policia e Tiranës parandaloi një vrasje ndaj një emigranti që po përgatitej të kryhej me eksploziv. Në cilësinë e personave të dyshuar dhe të akuzuar për këtë ngjarje, policia arrestoi dy vetë, një djalë 29-vjeçar dhe një femër 26 vjeçe, që sipas policisë po përgatisnin të vrisnin me minë të telekomanduar një emigrant.
Julian Shorja dhe R.T., banues në Kombinat, janë personat e dyshuar të arrestuar nga policia. Operacioni i parandalimit të vrasjes dhe arrestimi i personave të dyshuar nga policia u kodua, pikërisht me emrin emigranti, për faktin se personi i planifikuar për t’u vrarë dyshohet se ishte emigrant në Itali.

(Në foto: I arrestuari Juljan Shorja)
Veç dy të arrestuarve, policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet se janë porositësit e krimit si dhe persona të interesuar për kryerjen e vrasjes. Policia nuk dha detaje mbi motivet e mundshme për faktin se ende ngjarja është nën hetim.
Nga kontrolli i banesës së Juljan Shorjes, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 kapsolla detonatore, municione luftarake dhe lende narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Policia nuk jep më shumë detaje mbi këtë ngjarje dhe nuk bën të ditur identitetin e emigrantit që ishte në shënjestër për shkak të hetimeve që janë në vijim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO