Tiranë, pas 2 orësh "peng"
lirohet Gjeçi, arrestohen autorët
VIDEO/Pamjet nga vendi i rrëmbimit

TIRANE- Parakalimi i gabuar mendohet të jetë shkaku i konfliktit fizik dje në mbrëmje te Farmacia nr.10 në Tiranë, ku u përfshinë personat që ndodheshin në dy automjete. Tre persona që udhëtonin me një automjet tip BMW X6, kanë dalë nga makina dhe i janë drejtuar automjetit tip “Peugeot” 206 me targë AA 588FP dhe pasi e kanë dhunuar personin e identifikuar si Klajdi Gjeci e kanë marrë me forcë drejt makinës së tyre. Fillimisht policia identifikoi pjesërisht targën e makinës X6 si AA777 ndërkohë që mungonin 2 germat e fundit të saj.

Pasi e dhunuan, tre shtetasit e kanë marrë me vete në makinën e tyre shtetasin Gjeci dhe janë larguar në drejtim të malit të Dajtit. Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka angazhuar forcat e policisë në terren, duke ngritur postblloqe përgjatë rrugës në drejtim të Malit të Dajtit.

klajdi gjeci
(Klajdi Gjeçi)

Rreth dy orë pas pengmarrjes forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur edhe lirimin e shtetasit të marrë peng i cili është marrë në pyetje nga blutë e kryeqytetit.
Mëngjesin e sotëm policia raportoi se janë vënë në pranga 2 nga autorët e rrëmbimit, Klajdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe Martin Seferaj, 31 vjeç te dy banues në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim, 31-vjeçari me inicialet E.Y.

"Këta shtetas më datë 25.12.2015, rreth orës 20.35, në rrugën e ‘‘Dibrës“, në bashkëpunim me njeri–tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive dobeta, kanë rrahur dhe më pas kanë marrë me forcë nga mjeti i tij, tip “Peugeot”, me targa AA 588 FP, shtetasin K. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, tip “BMV X-6”, e kanë dhunuar atë fizikisht dhe pas janë kapur nga Policia," thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Klejdi Gjeci nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi rezulton me disa precedentë penal. Ai njihet gjithashtu si miku i Emiljano Shullazit. 
 
rrembehet ne tirane gjeci
(Foto nga vendi i ngjarjes, automjeti Peugeot me të cilin udhëtonte personi që u mor peng )

Ngjarja
Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes së djeshme kur disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë Farmacisë nr.10 në Tiranë. Policia bëri me dije se dy automjetet në udhëtim e sipër, kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të Policisë, nga njëri automjet kanë zbritur 3 persona,(nga një mjet i cili u verifikua nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës) ndërsa në automjetin me targa AA 588FP udhëtonte shtetasi me iniciale K.Gj, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit D.Ç i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.
 
Gjeçi
Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se Kledi Gjeci është një personazh i njohur për Policinë dhe i njohur si shoku i Emiljano Shullazit. Në maj të këtij viti ai është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi plagosi me levë hekuri 18­ vjeçarin, Mateo Zoga, për motive që ende pritet të sqarohen. Gjeci konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi numëron disa precedentë penale të mëparshëm. Klajdi Gjeçi u lirua nga burgu më 2 shkurt të 2012, pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitjeje”. Ai ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve që Policia e Tiranës ushtroi në banesa të ndryshme të personave me precedentë, në banesën e Klajdi Gjeçit u gjet një pistoletë, për të cilën ai u arrestua.

rrembehet ne tirane gjeci
(Vendi i ngjarjes)


rrembehet ne tirane gjeci
( Automjeti Peugeot me të cilën udhëtonte personi që u mor peng )


Shkrimi u publikua fillimit në datë 25 dhjetor, ora 21.38 dhe u përditësua sot.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip