TIRANE- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan. Dy makina janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në Mullet. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy autoambulanca, ndërsa të plagosurit mësohet se janë dërguar me mjete private drejt Spitalit Ushtarak.

Dy makinat e përfshira në aksident janë "Opel" me targa AA 545 GP, dhe "Volkswagen".
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike, si dhe shprejtësia e lëvizjes së automjeteve të përfshira në aksident.

aksident
(Foto: Makinat që u aksidentuan në Mullet) Foto të tjera

aksident

Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi pranë urës së Farkës ku sërisht u përplasën dy automjete, por fatmirësht pati vetëm të lënduar lehtë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)