Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure pranë Kthesës së Kamzës, në Tiranë. 

Dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej automjeteve të përfshira në aksident është përmbysur në anë të rrugës. 

Aksidenti shkakoi bllokim të pjesshëm të rrugës për disa minuta. 

Dy ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për t'u dhënë ndihmën e parë të lënduarve, ndërkohë që policia po heton shkaqet e aksidentit.

[gallery]22672[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com