Tiranë, plagoset me armë pronari
i një lokali tek rruga e Elbasanit

Tiranë, plagoset me armë pronari<br />i një lokali tek rruga e Elbasanit
TIRANË - Plagoset me armë një i ri në ambientet e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, para pak minutash, ku i plagosur në këmbë ka mbetur Fation Dautaj. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, Dauti është pronari i një lokali në rrugën e Elbasanit.

Detaje të reja në lidhje me plagosjen e Fation Dautajt pranë zonës së njohur si “Shkolla e baletit” në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, por hetohen konfliktet e vjetra të të plagosurit, ngjarje të ndodhura jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli.

Gjithashtu mësohet se, të plagosurit të sotëm, disa vite më parë i janë vrarë edhe dy vëllezërit. Deri më tani hetimet po zhvillohen rreth këtyre ngjarjeve.

ORA 10.45 PLAGOSET ME ARME I RIU
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Dautaj ishte duke bërë një ndërtim pranë lokalit të tij në zonën e njohur si “Shkolla e Baletit”. Deri më tani mendohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të momentit me disa persona të tjerë.

Policia tha se, ka identifikuar autorin e plagosjes së Dautajt por emri i tij nuk është bërë i ditur. Ai është shpallur në kërkim. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë.

plagosja rruga e elbasanit

(Në foto: Vendi ku ndodhi plagosja tek "Shkolla e Baletit")
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë