Tiranë/ Plagosje me thikë në Kombinat! 46 vjeçari dërgohet në spital, policia po punon për gjetjen e autorit

Tiranë/ Plagosje me thikë në Kombinat! 46 vjeçari dërgohet në spital, policia po punon për gjetjen e autorit

Foto ilustruese

TIRANË - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa është goditur 46 vjeçari D.Xh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’, pranë zonës së Kombinatit.

Aktualisht D.Xh., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

'Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës