Tiranë - Një konflikt i çastit në zonën e Kombinatit në kryeqytet ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas informacioneve paraprake autori i cili ka plagosur një 60-vjeçar me inicialet A.A., është arrestuar.

Gjatë kontrollit fizik të 55-vjeçarit, blutë sekuestruan thikën si provë materiale.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", informoi sot policia.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë