TIRANË - Një efektiv policie u arrestua nga kolegët e tij pasi kishte lënë detyrën ku ishte në shërbim gjatë natës për të konsumuar alkool. Inspektori Enri Veseli në patrullën e shërbimit të komisariatit numër 6 në kryeqytet, u vu në pranga ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Ai u arrestua nga patrulla e policisë "Shqiponja" në orën 02:30 të mëngjesit në afërsi të sheshit "Karl Topia".

Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë  së Tiranëa për veprat penale të “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

enri veseli

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)