TIRANE - Banorët e zonës së Alliasit, në periferi të kryeqytetit vuajnë prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike si pasojë e një defekti në rrjet. Defekti mendohet të jetë kryer qëllimisht nga persona që kanë tentuar të vjedhin kabllon furnizuese për një bllok pallatesh.
Banorët janë të revoltuar për faktin se askush nga autoritetet nuk e ka vënë ujin në zjarr, pavarësisht se ata e kanë paguar energjinë elektrike. Ata tregojnë librezat dhe pagesat e kryera rregullisht. Por banorët e këtyre pallateve kanë marrë masa vetë për të shpëtuar pjesën e mbetur të kabllos furnizuese. Ata kanë caktuar dikë për ta ruajtur atë gjatë natës.
Pavarësisht se mungesa e energjisë është shqetësimi kryesor për një bllok pallatesh në Allias, problem tjetër mbetet rreziku nga kallbo e cila është përtokë 20 metra.
EDHE FIERI E SHENGJINI NE ERRESIRE
Në terr të plotë kanë mbetur prej tre ditësh edhe banorët e Fierit dhe të Shëngjinit.
Në Shengjin kjo situatë është shkaktuar si pasojë e vjedhjes për të tretën herë të kabllit elektrik, linjë që furnizon zonën dhe ujësjellësin me energji.
Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës së 14 janarit rreth 130 metra kabëll elektrik, duke krijuar probleme edhe për fshatrat e Lezhës.
Po ashtu edhe qyteti i Fierit është zhytur në errësirë, për shkak të djegjes së kabllove në një kabinë elektrike. Situata më e rëndë paraqitet në lagjen "Konferenca e Pezës", sidomos për bizneset që operojnë në këtë zonë, pasi energjia elektrike ka penguar aktivitetet e tyre.
(Gre.M/Shqiptaja.com)
/Shqiptarja.com