Tiranë, procedohen 6 persona, ushtronin aktivitin taksist të paliçensua

TIRANË- Nga Strukturat e Policisë Tiranë janë referuar materialet në Prokurori për 6 shtetas, për veprën penale të "Fshehjes së të ardhurave", të cilët ushtrojnë aktivitet taksist të palicensuar.
Kështu Policia e Tiranës, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar, filloi proçedimi penal për shtetasin Arjan.H, 40 vjec, pasi rreth orës 01.30, në Rrugën e Elbasanit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, është kapur duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me mjetin tip « Benz Mercedez" me targa TR 9073 G, pa liçencën përkatëse.
Po nga ky seksion filloi proçedimi penal për shtetasin Vullnet.P, 28 vjec, pasi rreth orës 01.30, në Rrugën e Elbasanit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, është kapur duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me mjetin tip « Benz Mercedez" me targa AA 319 ID, pa liçencën përkatëse.  Proçedimi penal në gjendje të lire filloi edhe për shtetasin Alfred.N, 29 vjec, banues në Shkozë Tiranë, pasi rreth orës 01.30, në Rrugën e Elbasanit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, është kapur duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me automjetin tip « Benz Mercedez" me targa AA270JS, pa liçencën përkatëse.
Së fundmi Policia e kryeqyteitt, filloi proçedimi penal në gjendje të lire për shtetasin Klajdi.Gj, 24 vjec, banues në Tiranë, pasi dje rreth orës 01.30, në Rrugën e Elbasanit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, është kapur duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me mjetin tip « Benz Mercedez" me targa AA533IA, pa liçencën përkatëse, ashtu si edhe shtetasi Rogert.S,  32 vjec, banues në Tiranë, i cili rreth orës 01.30, në Rrugën e Elbasanit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, është kapur duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me mjetin tip « Benz Mercedez" me targa AA878FA, pa liçencën përkatëse.  Në të njëjtin segment rrugor u kap dhe u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasin Rruzhdi.G, 38 vjec, i cili ishte duke ushtruar aktivitetin e taksistit, me mjetin tip « Benz Mercedez" me targa AA069EF, pa liçencën përkatëse.
Nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Oltjan Haziz Varrosi, 29 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë pas një hetimi disa javor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tiranë, ku më datë 10.09.2014, rreth ores 07.30, në kuadër të operacionit për evidentimi, asgjësimin e disa parcelave me bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, pas kontrollit të ushtruar në  banesën e shtetasit të mësipërm ju gjetën e fshehur një armë zjarri tip Pistolet e markës TT, me një krëhër me 4 (katër) fishekë, të cilat u sekuestruan në cilsinë e provës materiale së bashku me dy telefon celularë. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësore Tiranë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli