TIRANE- Banorët e zonës së ish-Parkut të Autobusëve, por jo vetëm, pasi atyre u janë bashkuar edhe aktivistë nga Shoqëria Civile në mbështetje kanë protestuar edhe mbrëmjen e kësaj të shtune kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve.
 
E ndërsa mbrëmë banorët shembën rrethimin e parkut, mbrëmjen e sotme kanë bllokuar rrugën te ‘21 Dhjetori’.
 
Pas thirrjeve kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve, protesta është përshkallëzuar, pasi policia tentoi t’i largojë nga rruga.
 
[gallery]22898[/gallery]

Protesta, shoqërohen 5 aktivistë
Report Tv sjell pamjet e momentin kur forcat e rendit shoqërojnë 5 aktivistë të shoqërisë civile mes tyre dhe pedagogun Arlind Qorri.
 
Aktivistët kanë kundërshtuar forcat e policisë, teksa tensioni ka vijuar për minuta të tëra, duke sjellë edhe kaos në trafik.
 
Banorët e kësaj zonë kundërshtojnë me forcë ndërtimin e pallatit te lulishtja, pasi shprehen se ajo është hapësira e vetme në atë zonë.
 
Ata shprehen se protestat e tyre do të jenë të përditshme.