Tiranë/ Roja i parkingut e godet me bërryl në fytyrë pas sherrit në ish-Bllok, 30-vjeçari përplas dhe kokën! Arrestohet për tentativë vrasjeje, i plagosuri në spital (EMRAT)

Tiranë/ Roja i parkingut e godet me bërryl në fytyrë pas sherrit në ish-Bllok, 30-vjeçari përplas dhe kokën! Arrestohet për tentativë vrasjeje, i plagosuri në spital (EMRAT)

Foto ilustruese

Tiranë- Sherri në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë, përfundon me plagosjen e një 30-vjeçari nga roja i parkingut të zonës.

Policia e kryeqytetit konfirmoi se ngjarja ndodhi duke gdhirë dita e sotme, kurse nga Komisariati nr. 2 është bërë procedimi dhe arrestimi i të dyshuarit Geldian Daullçiu, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe roje në një parking në zonën e ish-Bllokut.

Ndaj tij rëndon akuza "vrasja me dashje", e mbetur në tentativë, teksa i plagosuri është Endri Mera, banues po në kryeqytet dhe që po merr trajtimin mjekësor në spital, nën kujdes intensiv.

“Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën "Pjetër Bogdani", pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Dinamika dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta dhe ngjarja është nën hetim aktiv nga organet ligjzbatuese. Pritet marrja e dëshmive të të dy personave, për të detajuar edhe dinamikën e krimit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lyli: 25/08/2024 15:11

    E bete shqiperine rumpall o parti hale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Banorët e dy fshatrave në protestë kundër HEC-it Sasaj: Na prishi rrugën

Delvinë/ Banorët e dy fshatrave në protestë kundër HEC-it Sasaj: Na prishi rrugën