Tiranë, sekuestrohen 3 mina me
telekomandë, kapen 2 autorët

Tiranë, sekuestrohen 3 mina me<br />telekomandë, kapen 2 autorët
TIRANË - Tre mina me telekomandë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Në një operacion të koduar “Explosion”, uniformat blu kanë gjetur në një makinë tip Volsvagen një çantë me mina.

Në pranga kanë rënë 24-vjeçari Jurgen Muho dhe 19-vjeçari Eraldo Katroshi.

Dy të rinjtë ishin duke lëvuzur me makinë në rrugën Teodor Keko në kryeqytet, kur Policia ka ndërhyrë befasisht dhe ka gjetur 3 minat, të cilët ishin të lidhura me një telefon Nokia.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se minat ishin përgatitur për tu shitur tek persona të tjerë. Këto mina përdoren shpesh në shpërthime që ndodhin poshte makinave apo objekteve të tjerë.

Sipas Policisë struktura e minave ishte e mirëmenduar, pasi menjëherë sapo binte zilja e celularit ndodh shpërthimi. 19-vjeccari Eraldo Kataroshi është një emër i njohur për Policinë apasi më herët është dënuar për veprat penale “Vjedhje”, “Moskallëzim krimi”, si dhe “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Uniformat blu po hetojnë lidhjet që mund të kenë Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi me persona të tjerë të cilët kanë prodhuar minat.

Ata janë pyetur se kujt do tja shinin minat, por deri më tani kanë refuzuar të japin detaje për Policinë.

[gallery]23876[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston