TIRANE - Rreth orës 13:37 në verilindje të Tiranës pati lëvizje sizmike të shkallës 3 rihter.

Qendra e tërmetit ishte rreth 18 km larg Tiranës, u ndje dhe në afërsi të Vorës.

Në epiqendër ai ishte me intensitet 4 ballë. Të dhënat u bënë publike nga Shërbimi Sizmologjik Shqiptar.

Nuk pati të dhëna për dëmë materiale apo në njerëz.

(ad.ti/shqiptarja.com)