TIRANE-Një sherr masiv mes gjimnazistëve ka ndodhur mesditën e sotme në Gjimnazin Petro Nini.
 
Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar në pranë shkollës së tyre dhe më pas janë përfshirë edhe shokët e tyre në këtë zënkë.
 
Dyshohet se gjimnazistët kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe njëri prej tyre, ka qëlluar shokun e tij, duke e lënë të plagosur.
 
Ka qenë Drejtoresha e Shkollës e cila ka lajmëruar Policinë se pranë shkollës, po konfliktoheshin një numër i madh gjimnazistësh.
 
Policia ka mbërritur në shkollë dhe ka shoqëruar disa prej gjimnazistëve. Policia e Tiranës thotë se zënka ndodhi rreth orës 9:30 minuta ku i mituri me inicialet F.P, ka goditur bashkëmoshatarin e tij me inicialet S.N.
 
Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Policia thotë se në konflikt janë përdorur grushtat, dhe sende të tjera si ceulari, por edhe mjete prerëse.
 
Shkak i kësaj zënke, është bërë një konflikt banal mes dy të rinjëve, ndërkohë që më pas janë përfshirë edhe shokët e tyre.
 
Ndërkohë që drejtuesit e shkollës Petro Nini Luarasi” pritet të marrin masa disiplinore ndaj nxënësve.



dy.b/shqiptarja.com