TIRANË - Shperthimi i nje bombole gazi ne nje embeltore ne zonen e Don Boskos ne kryeqytet la te plagosur 21 persona, mes tyre ciftin e pronareve dhe vajzen e tyre, kliente dhe persona te rastesishem qe kalonin ne trotuarin ngjitur me kete biznes. Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës prej 80 litrash, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë shpërthim të fuqishëm ka qenë rrjedhja e gazit. Policia nisi hetimet për pronarin e dyqanit, Abdullah Dervishi për shkelje të kushteve teknike.
Ora 21:30 Zbardhen emrat e të plagosurve nga shpërthimi në Don Bosko
Të plagosurit nga shpërthimi i bombolës janë: Klaudjo Marashi 18 vjeç, Enrik Hima 27 vjeç, Sabri Baruni 60 vjeç, Dhori Qirjo, Mateo Zoto 30 vjeç, Xheladbie Kulla 67 vjeç, Alfred Shani 67 vjeç, Fadil Tuzi, Edvin Liko 30 vjeç, Kujtim Cani 50 vjeç, Xhemile Shani 60 vjeç, Edlira Shima 20 vjeç, Evgjeni Bregu 48 vjeç, Kristi Koreci 20 vjeç, Krenar Bega 38 vjeç, Olsi Beqiri 27 vjeç, Nebie Muhedini 67 vjeç, Endrit Marku.
Të plagosur kanë ngelur dhe pronarët e ëmbëltores, Abdulla Dervishi bashkë me vajzën e tij dhe bashkëpronarja e Dervishit
(Pamje nga vendngjarja pak momente pas shpërthimit në ëmbëltore)
Ora 21:16 Mjeku:6 janë rëndë, por të gjithë jashtë rrezikut për jetën
“Në spital janë paraqitur në spital 18 persona. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Më rëndë është një person i cili ndodhet në reanimacion. Për momentin nuk ka asnjë rast të kritik për t’u dërguar jashtë shtetit. Kemi pasur një person të dëmtuar në sy.”- u shpreh mjeku i Spitalit të Traumës.
Ora 20:45 Transportohet edhe një person tjetër për repartin e djegieve në QSUT
Ora 19:57 Dëshmitari: Ndihmova 8-9 vetë të larë në gjak, autoambulanca vonoi
“Ndihmova 8-9 vetë që ishin brenda lokaleve. Nuk i njohta se ishin me gjak. Ambulanca vonoi pak. 5 i nisëm me autoambulancë, pjesën tjetër me makina private. Njëri ishte më rëndë nga të gjithë.”- tregon për mikrofonin e A1 Report, Roland Guri. një nga dëshmitarët e shpërthimit.

(Foto nga vendngjarja Foto të tjera)
Ora 19:42 Nëndrejtori i Spitalit të Traumës, Zeneli: Të plagosurit kanë plagë të ndryshme
Nëndrejtori i spitalit të Traumës, Arben Zeneli në një lidhje telefonike për A1 Report ka konfirmuar se janë 17 persona të plagosur, por s'ka dhënë detaje të mëtejshme rrreth gjendjes së tyre. Ai bëri me dije se 2 prej të plagosurve janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT.
"Janë 17 persona të plagosur. Nuk mund të them për momentin shkallën e dëmtimit të tyre. janë duke u bërë ekzaminimet. Aktualisht janë 15 të shtruar në Spitalin e traumës, 2 të tjerë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Ekipi mjekësor po merr ekzaminimet, në fund do themi për situatën e tyre. Janë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Janë edhe dëmtime për shkak të goditjeve nga pajisje të ndryshme."- tha Zeneli.
/Shqiptarja.com

VIDEO