TIRANE - Në një faqe kodre në afërsi të zonës si të njohur si “ish-Uzina e Autotraktorit” në periferi të Tiranës, jeton brenda një tuneli Florie Gjana, një grua e ve, nënë e tre fëmijëve. Ajo jeton prej më shumë se 10 vitesh në një tunel. Vështirësitë e shumta ekonomike dhe skamja e tejskajshme, ka çuar kamerën e televizionit A1 REPORT! në këtë të ashtuquajtur banesë për të parë afër gjendjen dhe mjerimin ku familja prej 4 anëtarësh jeton.
Me të hyrë brenda tunelit, ku Floria dhe 3 fëmijët e saj jetojnë aty pamja është vërtetë rënqethëse, muret plot lagështi ,i ftohti paralizues brenda mureve të ngjall frik dhe ankth drita e asaj llambe si kandil te jep idenë sikur ndodhesh ne burg. Floria tashmë kryefamiljarja e cila çdo ditë duhet të kujdeset për 3 fëmijët jetim na rrëfen jetën e vështirë brenda këtij tuneli.
E si të mos mjaftonte vuajtja e kësaj gjendje të keqe ku jetojnë vajza E Flories na tregon se në shume raste ajo nuk shkon në shkollë për shkak se errësira kapluese brenda këtij tuneli nuk i jep dritë të studiojë.
Për Florien dhe 3 fëmijët e saj e vetmja shpresë mbetet apeli që dikush të vë dorën në zemër për të dhe fëmijët e saj.
/Shqiptarja.com