Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mbrëmje në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për të shtëna në ajër.
Policia është njoftuar nga banorët e zonës.
Pas kontrolleve në vend-ngjarje nga ana e uniformave blu, këto të fundit kanë mundur të gjejnë disa gëzhoja.
Bëhet e ditur se autorët e aktit janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikit mes dy personave.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Ne mes te tiranes qarkullojn me arme e nuk i kontrollon njeri ! Ska as polici as shtet mjer ne. Policet i ke duke ven gjoba per rrip sigurimi se ai ka rendesi. Po ato qe qarkullojn me arme ne mes tiranes varia
PërgjigjuMos ngjallni panik kot. Akte kriminalwe do kete gjithmone. E rendesishme eshte qe Policia vepron dhe shume shpejt autoret do te kapen. Demi i bere nga Berisha me hapjen e depove te armeve ne 1997 dhe kriminalizimi i tejskashem i shoqeirise ka pasoja qe do duan kohe te riparohen. Si kudo krime do kete, sot Shqiperia po bene progress me nje polici qe rrit fuqine zbuluese