Tiranë/ Tentoi të rrëmbejë të miturën në një market, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariat 57 vjeçarja

Tiranë/ Tentoi të rrëmbejë të miturën në një market, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariat 57 vjeçarja

Pamjet nga marketi ku gruaja tentoi të marrë peng të miturën

TIRANË - Policia ka identifikuar gruan që tentoi të rrëmbejë një të mitur 2 vjeçare në një market para një jave në Tiranë. Ajo është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr.3 të kryeqytetit, pas denoncimit të babait të vajzës së mitur.

Kujtojmë se në një market tek rruga e Barrikadave në Tiranë, gruaja 57 vjeçare R.B., sapo hyri në market shkoi tek vajza që po shikonte produktet e marketit dhe për momentin ishte e shpëkutur nga mamaje.

Gruaja e mori vajzën në krahë dhe doli jashtë marketit. Më pas u pikas nga e jëma e vajzës së mitur, e cila rendi me vrap jashtë dhe vajza u kthye në market. Dyshohet se gruaja 57 vjeçare vuan nga probleme të shëndetit mendor.

'Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut