TIRANË- Një 54 vjeçar nga Tirana në gjendje të rënduar psikike mëngjesin e sotëm ka nxjerrë armën për të vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten. Skena është parë nga vajza e familjes e cila ka qëndruar pranë të atit Besim Pengili duke mos e lejuar kështu të vetëvritej. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë si dhe specialistë të RENEA-s të cilët pasi kanë negociuar me 54-vjeçarin e kanë shoqëruar në komisariatin numër 3.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Vajza e familjes me inicialet S.K 26 vjeç ka qenë pranë të atit në momentin që ai ka dalë nga shtëpia pasi ka kërcënuar gruan, ndërkohë që së bashku me policinë kanë bërë të mundur parandalimin e krimit.
Në cilësinë e provës material policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip automatik me dy krëhëra me 60 fishekë me të cilin Besim Pengili do të kryente këtë krim të dyfishtë. Gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Tiranës.

(Automatiku me të cilin 54 vjeçari do të kryente krimin)
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com