TIRANE- Një shpërthim është regjistruar pas mesnate duke u gdhirë e shtuna, pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Muhamed Butka”, pranë banesave të ish-inspektorit të Tatimeve Petrika Bardhi dhe biznesmenit të vajrave ushqimor Fotaq Semi, dhe fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale pa të lënduar në njerëz.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, mori dëshmitë e banorëve të pallatit, ndërsa sipas burimeve pranë grupit të hetimit dyshohet se objektivi është biznesmeni Semi.
Ky i fundit i pyetur nga policia, nuk ka mundur të identifikojë ndonjë konflikt që mund të ishte motiv i dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Policia shoqëroi gjatë natës 7 persona, të cilët dyshohet të kenë konflikte biznesi me Semin, por pa mundur të identifikojë mes tyre autorin e ngjarjes.

(Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi dhe pallati ku ndodhi shperthimi, Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com