Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për një punonjës policie në në Komisariatin Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Një natë parë efektivi është konfliktuar fizikisht me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë.

Teksa situata ka agravuar më tej dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat në fjalë

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.

AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.