TIRANE- Një foshnje tre muajshe e komunitetit rom ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se foshnja me inicialet M. M., ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit, në barakat e romëve në zonën e Shkozës. Trupi i foshnjes është dërguar në morgun e kryeqytetit për t’iu nënshtruar autopsisë, ndërkohë që policia punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, komuniteti i kërkon Bashkisë së Tiranës të mundësojë ceremoninë mortore të foshnjës, për shkak të pamundësisë së familjes.
Po ashtu, banorët shprehen se gjatë këtij viti, 5 foshnje të këtij komuniteti kanë ndërruar jetë. Ndërsa e ëma e foshnjës është shprehur për media se fëmijës së tyre ia ka sjellë vdekjen i ftohti teksa ata flinin. “Ishte ora 3 e natës kur unë u ngrita për t’i dhënë vajzës gjoks, por ajo nuk reagonte fare, ishte akull e ftohtë”, është shprehur nëna e foshnjës së vdekur. Po gjatë këtij muaji, më datë 19 dhjetor, një tjetër foshnje ndërroi jetë për shkak të të ftohtit në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.
Bashkia
Pak orë pas vdekjes së foshnjes 3 muajshe në barakat e romëve në Shkozë nga i ftohti, Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të rastit në fjalë. Sipas nënkryetarit të bashkisë Arbi Mazniku, familja rome ishte shpërngulur para pak ditësh në Tiranë dhe bashkia s’ka qenë në dijeni për situatën. ”Familja është shpërngulur në Tiranë para pak ditës nga Peqini.
Në asnjë mënyrë njerëzore apo institucionale, bashkia nuk ishte vënë në dijeni në asnjë kohë më parë për situatën në fjalë, që të reagonte”, është shprehur për media Arbi Mazniku. Ndërkohë, Mazniku i është përgjigjur edhe kreut të PD-së Basha, i cili reagoi menjëherë pas ngjarjes. “Basha s’lë rast pa kërcyer vallen e vdekjes, s’di se si del e bën kukuvajëkn e vakive. Qytetarët e dinë realittin dhe nuk besoj se janë të gatshëm ta falin kur ai bën politikë me një rast të tillë. S’është momenti i duhur për të bërë politikë”, u shpreh më tej nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës
Më datë 28.11.2015, në orët e para të mëngjesit, në një barake në zonën e Shkozës, një foshnjë me iniciale M. M, disa muajsh ka nderruar jetë.
Nga hetimet e para rezulton që shkak të jetë i ftohti në mjedisin ku jetonte foshnja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe pergjigjen nga ekspertiza mjeko- ligjore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO