Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi në harkun kohor të një viti kanë vjedhur 22  furgona të tipit Ford në territorin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 3 të arrestuarit janë Samuel Baça 43 vjec i dënuar më parë për vjedhje, Qamil Lala 53 vjeç po ashtu I dënuar më parë për vjedhje dhe Niman Arifi 21 vjeç, të tre banues në Durrës.

arrestimet me logo
 Foto të tjera/ (Shoqërimi i të arrestuarve në komisariat)

Gjatë operacionit të koduar “transit” policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip Ford “KA” me targa AA 952 KB , në pronësi të 43 vjeçarit Samuel Baça i cili përdorej nga të arrestuarit për realizimin e vjedhjeve të automjeteve. Po ashtu u sekuestrua automjeti tip Ford Furgon , i vjedhur më parë nga këta shtetas me pronar E.H, një pistoletë tip TT model 7.62  me një krehër me  5 fishekë, 2.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si "Canabis Stativa", 4 xhama të përparmë  Ford furgon, 4 sedilje automjetesh Ford Furgon si dhe vegla të ndryshme të cilat  shërbenin për realizimin e vjedhjeve të automjeteve.

kanabisi me logo
(Lënda narkotike e sekuestruar nga policia)

arma me logo
(Arma e sekuestruar nga policia)  Foto të tjera

3 të arrestuarit akuzohen për “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” si dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materjale u be sekuestrimi sendeve te meposhtme:
·     Automjeti tip Ford “KA” me targa AA 952 KB , ne pronesi te shtetasit S. B ,  i cili perdorej nga keta shtetas per realizimin e vjedhjeve te automjeteve.
·     Automjeti tip Ford Furgon , i vjedhur me  pare nga keta shtetas me  pronar shtetasin E.H.
·     Nje pistolete tip TT model 7.62  me nje kreher me  5 fisheke.
·     2.2 kilogram lende narkotike e dyshuar si "Canabis Stativa"
·     Kater xhama te perparem  Ford furgon.
·     Kater sedilje automjetesh Ford Furgon.
·     Vegla te ndryshme te cilat  sherbenin per realizimin e vjedhjeve te automjeteve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)