Policia e Tiranës ka zbuluar tre 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion, në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.
Gjatë këtij operacioni në pranga kanë rënë 3 kolumbiane dhe një spanjoll. Ky i fundit shfrytëzonte 3 kolumbianet, për këtë veprimtari kriminale. Ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen edhe 2 shqiptare.
Si provë materiale u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe disa celularë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i punës intensive të kryer nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prostitucionit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Network”, që goditi 3 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve për këto raste u arrestuan:
-shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”;
-shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase, për këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset shtetaset V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, pasi ushtronin prostitucion, në dy apartamente që i kishin marrë me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim”, tjetri në rrugën “Myslym Shyri”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









