Aksioni i komisariatit numër 4 i koduar “Shtrëngata” ka mundësuar zbulimin e fidanishtes dhe ka sekuestruar bimët narkotike.
Ndërkaq, po vijon aksioni i policisë duke ushtruar kontrolle në banesa në fshatin Zall Bastar dhe në fshatrat përreth.
Ky është aksioni i dytë i komisariatit brenda 3 ditëve për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Të shtunën u sekuestruan 1260 bimë kanabisi të mbjella në zonat pranë Zall Bastarit.
Redaksia Online
(e.s.shqiptarja.com)
