Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati pranë burgut 313 në Tiranë.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka rënë në një apartament apo në ndonjë ambient biznesi.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Lajm në përditësim...