Iu vodhën 120 mijë € në banesë në Tiranë, nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj! Pastrueses hajdute iu gjetën sot edhe 400 mijë euro

TIRANË- Një shumë prej 120 mijë eurosh ka qenë fundi i sagës së vjedhjeve të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u kapën pas denoncimit të pronares së banesës Alda Klosi në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë. Por mesa duket, telashe nuk kanë pasur vetëm sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, adhurues i jetës së luksit, por edhe Klosin, e cila rezulton të ketë qenë Shefe e Kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Për 42-vjeçaren kanë nisur hetimet lidhur me shumën e majme të parave të gjetura në banesën e saj.

Sa u përket dy hajdutëve, pastrueses së familjeve VIP i gjenden në shtëpi rreth 500 mijë euro, teksa u arrestua së bashku me të birin pas denoncimit të zyrtares Alda Klosi për vjedhjen e 120 mijë eurove. Ditën e sotme përpos shifrës në banesën e Klosit, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Sipas gazetarit së Report Tv, Sokol Dema, burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori.

Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Havier Dobi, 23-vjeçari i arrestuar nën akuzën e vjedhjes bashkë me të ëmën Rozetën, ishte frekuentues i lokaleve dhe restoranteve të shtrenjta në kryeqytet. Pavarësisht se nuk kishte një punë të mirëfillitë që të justifikonte shpenzimet e shfrenuara, i riu nuk e vriste asnjëherë mendjen kur dilte. Në rrethin e personave që e kishin njohur së fundmi ai trajtohej si njeri i pasur dhe madje ishte dorëlëshuar edhe për miqtë e shokët e tij. Por të habitur kanë mbetur miqtë e tij të hershëm, të cilët e kanë njohur të riun në të dyja kohët, edhe atë të 'mjerimit' dhe atë të 'luksit'.

Kush është Alda Klosi: 

Alda Klosi 42 vjeç është nën hetim për pastrim parash nga Prokuroria e Tiranës pasi në banesën e saj u vodhën 120 mijë euro përpos sendeve të tjera me vlerë. Ka qenë denoncimi i vetë Klosit që duket se i ka hapur telashe 42-vjeçares. 42-vjeçarja ka qenë shefe kabineti e ish zv, kryeministrit Arben Ahmetajt ndërsa aktualisht Report Tv mëson se është zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Dinamika e ngjarjes, si u grabit shefja e kabinetit:

Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore.

120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi. Por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë.

Pastruesja e banesës së Klosit, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, prej të shtunës janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën hënë të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Të dy këta persona, nënë e bir, akuzohen se kanë vjedhur disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesën e dy të arrestuarve, janë gjetur të fshehura edhe te tjera para si dhe sende me vlere që kapin vlere të konsiderueshme në tubin e aspirimit të kuzhinës.

Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir me 120 mijë euro, i përket shefes së kabinetit të ish ministrit Ahmetaj, Alda Klosi. Burimet bëjnë me dije se policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet pasurore edhe për Klosin dhe mënyrën se si i ka siguruar të ardhurat në vlera kaq të larta.

Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmëve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Iu gjetën rreth 500 mijë euro në shtëpi, kush është pastruesja që bënte namin në shtëpitë e punëdhënësve

1673210555_Screenshot3.jpg

Në foto është Rozeta Dobi, gruaja e cila bashkë me djalin e saj Havier, tashmë janë vënë në prangat e policisë për shkak se dyshohen se kanë vjedhur disa qindra mijëra euro në shtëpitë ku ajo punonte si pastruese.

Të dy kanë vjedhur në total rreth 500 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte.

Ora 18:28
I morën 120 mijë euro, zyrtarja: Ja si më vodhi pastruesja, i kisha të deklaruara dhe për xhaxhain e sëmurë

Alda Klosi, e cila ka mbajtur postin e shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ka folur sot për vjedhjen në banesën e saj nga pastruesja e djali i saj, një vjedhje mbi 120 mijë euro.

Klosi ka thënë se ka qenë ajo vetë që ka bërë denoncimin për policinë dhe se të gjithë shumën e kishte të deklaruar. Madje ajo tregon se shumën e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj i cili sipas saj është në gjendje të rëndë në spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë. E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari. Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi”, ka thënë ajo për ‘5pyetjet.al’.

Policia arrestoi sot Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Ora 13:57
Nënë e bir grabitën mbi 500 mijë €, justifikimi i Havier Dobit para shokëve: Makinat i marr me qira

1673182684_111.jpg

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, tashmë janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 500 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Havier Dobi në rrjete sociale paraqitej si adhurues i jetës së luksit, makinave të shtrenjta. Para shokëve, i riu thoshte se makinat i merrte me qira, në mënyrë që të mos nxiste dyshime për vjedhjet që bënte së bashku me të ëmën e tij Rozeta Dobi e cila punonte si sanitare. Dyshja u kapën për shifrën 120 mijë euro të gjetura në banesën e Alda Klosit, e cila ishte shefe e kabinetit të zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.  

Ora 13:27
Ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt iu vodhën 120 mijë euro, Berisha: Policia e mbajti të fshehtë

1673087415_gSGsg.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për zbardhjen e vjedhjes në Tiranë, ku ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt i janë vjehdur 120 mijë euro në banesë. Berisha shkruan se Policia e mbajti të fshehtë identitetin e Alda Klosit për të mos u zbuluar se ka qenë shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt.

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeministrisë qindra mijëra euro. Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.

Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Ndërkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, shkruan Berisha.

Ora 13:27
Tiranë/ Iu vodhën 120 mijë € nga pastruesja, ja ndryshimi drastik i ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt

1673180874_222222222.jpg

Ndryshimi drastik në fotot që qarkullojnë në arkiva të Alda Klosit janë mjaft të dukshme. Ish shefja e kabinetit duket se është kuruar në imazhin e saj me ndërhyrje kirurgjikale.

Ora 13:01
I vodhën 120 mijë euro ish shefes së kabinetit të Ahmetajt, nënë e bir pranojnë krimin! Dyshohen si autorë të vjedhjeve të tjera

1673179308_1673085437dobi.jpg

Policia ka dyshime se nënë e bir nuk janë vetëm autorë të vjedhjes së banesës në Rrugën e Kosovarëve, por edhe në banesa të tjera për shkak të shumave të mëdha që janë gjetur. Në marrjen e parë në pyetje pas arrestimit Rozeta e Havier Dobi kanë pranuar vjedhjen në banesën e Klosit, teksa pas gjetjes së parave të tjera pritet të ketë një tjetër seancë për marrje në pyetje. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura kanë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor nënë e bir.

Ora 12:54
Pastruesja i vodhi 120 mijë euro, nën hetim edhe pronarja e shtëpisë Alda Klosi! Ish shefja e kabinetit të Ahmetajt

1673179139_1111.jpg

Nën hetim për vjedhjen e një shumë me vlerë me 120 mijë euro është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi ishte me pozicion si Shefe e Kabinetit të ish zv kryeminisrit Arben Ahmetaj. Aktualisht, pas shkarkimit të Ahmetaj, Alda Klosi është zyrtare e lartë në Ministrinë Ekonomisë dhe Financave.  

Sa u përket dy hajdutëve, pastrueses së familjeve VIP i gjenden në shtëpi rreth 500 mijë euro, teksa u arrestua së bashku me të birin pas denoncimit të zyrtares Alda Klosi për vjedhjen e 120 mijë eurove. Ditën e sotme përpos shifrës në banesën e Klosit, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Sipas gazetarit së Report Tv, Sokol Dema, burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori.

F.D/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aladini: 09/01/2023 05:57

    prandaj e do edi rama amnistine fiskale,,,te legalizojne hajdutet e shtetit keto para qe i mbajne te fshehura neper shtepia....// po ti kontrollosh neper shtepi ministra,zv,ministra,,drejtore,,deputete,,,kryeministra,,presidente,etj,,kane para cash te fshehura,,,prokuroria te nise kontrollet e befasishme...jo te behet bashke ne vjedhjen e popullit me politikanet...

    Përgjigju
  • abc news: 09/01/2023 05:47

    jep doreheqjen o edi rama,,,se te doli boja,,,nuk paske piken e turpit,,,e hake turpin me buke,,,edhe pastrueset qe pastrojne shtepite e zyrrtareve te shtetit behen me 500.000 euro,,,kurse te tjeret s'kane buke te hane,, asnje vote me o popull per keta hajdute ,,,,po pastruesja e rames,,veliajt,,beqes,,,ballukut,,sa mund te kene valle ne shtepi.?????????....

    Përgjigju
  • Populli: 09/01/2023 02:15

    Thote, di me fsheh, Jo Po mos vidh. Boooo 500 mije euro hajduti i mba ne shpi hi hi hi hi hi

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2023 00:30

    /GENCI/,dicka nuk shkon ne kete histori.Xhaxhai qe kurohet ne Amerike,nese jeton atje,s'ka nevoje per parate e kesaj se si banor,duhet te kete inshurence mjekesore te atij vendi dhe nese ka punuar atje dhe eshte ne moshe pensioni ka Medicare + plan inshurence mjekesore shtese qe ja mundeson cdo lloj kurimi,nese jeton ne Shqiperi dhe ka shkuar thjesht per t'u kuruar 120.000 eurot qe nuk bejne shume diference edhe po te kthehen ne dollare,atje nuk vlejne as si leter higjenike,pse sherbimi shendetsor eshte tmerresisht i kushtueshem,pa inshurence mjekesore e vecanerisht ne raste te tilla si tumori qe kerkojne kurim te vazhdueshem.S.d.q,eshte ironike te mendosh qe me 120.000 euro ne shtepi dhe kjo eshte pjese e administrates qe Rama do t'i jape 20000 leke shperblim,kurse pensionisteve te shkrete iu dhane vetem 8000 leke!! Te pasurit po behen me te pasur,te varferit me te varfer!

    Përgjigju
  • NENPUNSI: 09/01/2023 00:29

    Amon o rame boj amnistin fiskale deri ne 2milion €... se na groposi interi dhe pastrusja.....

    Përgjigju
  • genci: 08/01/2023 22:15

    Po pse i mbledh parate ne euro, kur xhaxhain qe do kuroje, e ka ne Amerike ku perdoret dollari?

    Përgjigju
    • Ola: 09/01/2023 00:29

      Hahaha. Po ci trazon se me shume ere vjen! Kush vete kjo pune, ne na ndihmon xhaxhai nga Amerika se nuk kemi te hame ketu, ashtu si mijra emigrante te tjere qe mbajne popullin me te ardhura. Ndersa kjo i "ka mbledhur" per ti cu ne Amerike!!! Dhe nuk eshte pak ish shefe kabineti per ...Financat! Ndersa legjislacioni dhe retorika flet per lufte informalizmit fiskal dhe parase ne dore, mentoret e financave i mbledhkan me maceta ne shpi!!! Me kete rast, ti kerkojme znj. KIM qe te SHBA te bejne nje ligj si do Rama per legalizimin e parase qe u dergohen emigranteve shqiptare ne SHBA, si puna e kesaj Aldes!!!

  • andy: 08/01/2023 21:50

    te na rroje drejtesia e re,,,,perdite vjedhje te arkes te shtetit....spaku u be kaps...medet per shqiptaret...

    Përgjigju
  • Atdhetari: 08/01/2023 20:51

    Kurioz jam sa do ket Ben Tigri në shpi .. Vetëm në Zvicër ka harxhu mbi 15000 CHF para vitit të ri. Beni tmerrshëm që ecën vetë

    Përgjigju
  • Korcari: 08/01/2023 19:02

    Hierarkia e hajduteve te Rilindjes. Rozeta Alda Ahmetaj Koka Veliaj Rama Rrofte reforma ne drejtesi

    Përgjigju
  • Turi: 08/01/2023 18:55

    Ato leket jane puna e ( ndershme ) e zonjes ne fjale hahahha . Ketyre politikaneve ne vendin tone gjithmone u falin leke apo prona dhe gjithmone jua japin borxh per hall . Respekt per ata te dy qe i moren ato leke dhe keshtu duhet te bejne te gjithe te shtepite e ketyre politikaneve horra i grabisni maskarenjte se na kane pir gjakun

    Përgjigju
  • Arber: 08/01/2023 17:19

    Hajduti vjedh hajdutin .Kjo nuk quhet vjedhje,thjesht eurot kane nderuar pronarin .ha ha ha kjo po eshte ngjarje .

    Përgjigju
  • RobinHudi: 08/01/2023 16:40

    Kjo po ishte Pakoja e Madhe!

    Përgjigju
  • A. N.: 08/01/2023 16:31

    Kur pastruesi ne zanatin e tij si pastrues shperlan 120mij euro per te mos rene ne sy kushedi se sa eurot i kane neper dysheke keto Vipat apo pushtetaret tane. Viktima e shkrete ka harxhuar gjithe ate leke per tu sistemuar estetikisht dhe prape se prape fytyren e ka si te kalit. Mire t'na behet sepse cdo popull meriton qeverite qe ka.

    Përgjigju
  • Ceni: 08/01/2023 16:19

    Kam 22 vjet ne France, akoma s’kam arritur tek 100.000 €. Me rroge të deklaruar qe prej 2003. Shuma qe kam ne € ne sirtar, 1550€. Kur lexoj kete lajm… Me vjen ne mendje zv Kryetarja e Parlamentit European, Grekja qe iu gjet nje thes me € ne Shtëpi. Por ne Bruksel ajo pergjohej, kurse ne Shqiperi duhet vetem të perdoresh instagramin apo FB-un, qe të kapesh hajdutet. Po të ishte vjedhur ne nje banese biznesmeni apo drogaxhiu, apo dhe Blendi Fevziut, do kalonte pa problem. Po ketu behet fjale për nje hajdute, Alda Klosi, nepunese shteti. Taksapaguesi e pagon. Po jo me nje rroge të majme… se gjithe ato €, s’besoj se I ka fituar me rrogen e shtetit. Vetem nese ka marre nje superbonus per gojoret e pallimet me A Ahmetajn ose, per sherbimet ne Kryeministri. Por edhe ky bonus s’derdhet me € ne dore, por ne Banke. Pra, kemi korrupsion. A do zgjidhet? Si do perqendrohen prokuroret me nje dosje të nxehte?

    Përgjigju
  • Toni: 08/01/2023 15:53

    Një këshilltare ministri ka qindra mijëra euro cash.Përveç sa i ka bërë pasuri të paluajtshme apo makina. Pa llogaritur sa prishin çdo muaj për lux e komoditete. Imagjinoni tani sa u ka grabitur e si i ka rrjepur shqiptarët regjimi pervers i rilindjes.

    Përgjigju
  • Bruna: 08/01/2023 15:20

    Duhet te hetohet Ahmetaj qe eshte kapoja i krimit dhe korrupsionit por nuk keni kellqe se pas tij vjen Rama

    Përgjigju
  • Populli: 08/01/2023 15:09

    Vari lesht

    Përgjigju
  • Klodi: 08/01/2023 15:09

    Miljarda lek pastrusja,imagjinoni sa ka sekretarja, zevendskryeministri dhe kryeministri.Me cfar po i beni ktij popull po na del Berisha shenjtor o Edo.

    Përgjigju
    • Akdjdjdj: 09/01/2023 02:28

      Ahahah e drejt klodi berisha me te tijet ne keto vite qe ka qen ky po na duket lule se po ua pi gjakun ky me kallemb si mos me keq

    • Tè morsha tè ligat: 08/01/2023 15:30

      TÈRMET Lale, tèrmet. Kèto kètu, janè vetèm konkubinat dhe paratè e tyre pèr tè pèrditshmen. Armina, bèri dyqan leckash me paratè e baxhellizmit tè vjehrrit dhe burrit. Kèta "rilindasit", investojnè paranè time dhe tènden, nè sektorè tè tjerè. E kuptove tèrmetin, @Klodi?

  • Gallate: 08/01/2023 15:06

    Keta ne rregull kane qene, thjesht po prisnin amnistine fiskale! Haha

    Përgjigju
    • Sallate: 08/01/2023 15:34

      O te rafte I Deng me leke sa kam qesh o gallate... Fix per amnisti Jan... Hahahaa o sa kam qesh Imagjino pastruesja me 500 cash oiii cfare behet me kete popull cfare behet...spakera edhe Yuri kimerat e rakut. Mir tja bejne ketij populli...

  • Stela: 08/01/2023 15:00

    Korrupsuoni ka mberthyer cdo hallke te ketij pushteti,policia e organet e drejtesise fshehin krimin qe po ndodh cdo dite por prap kto do votoni se nuk keni nga shkoni

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/01/2023 14:56

    Po keto policet qe ben kontrollin nuk futen dot ndonje tufe ne xhep se gjynah

    Përgjigju
    • Polici Hajdut: 08/01/2023 15:50

      Kush te tha ty qe nuk futen?!

  • aSPAKU: 08/01/2023 14:53

    Ngjit shprehja. HAJDUTI VJEDH HAJDUTIN.

    Përgjigju
  • Or tej: 08/01/2023 14:44

    Ne kete rast hajduti ka vjedhur hajdutin or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Kadaifi: 08/01/2023 16:23

      Nè kètè rast, kemi njè kalim zinxhir tè tjetèrsimit tè pronèsisè. Kur ato shuma, qè duhet tè ishin nè arkèn e shtetit shqiptar, kalojnè nè aspiratorèt e apartamenteve tè "gojoreve tè tigrave" dhe nga aty, nè xhepat e pastrueseve dhe djemve tè tyre,,atèherè jemi aty ku shteti shqiptar ka pushuar sè funksionuari dhe semafori ka marrè pèrsipèr gjithçka.

  • Rilindësja: 08/01/2023 14:31

    Prandaj na duhet amnistia fiskale,për këto miliona euro që sot i mbajmë në dyshekë dhe tuba aspirimi!

    Përgjigju
  • boli: 08/01/2023 14:17

    albanistani vend ajdutesh mashtruesish

    Përgjigju
  • aldo: 08/01/2023 13:46

    me cfare pune ti kete bere valle familja klosi

    Përgjigju
  • Eri: 08/01/2023 13:40

    Zot ca behet ne kte vend.Kemi gjiyhe jeten ne pune dhe spo heqim dot 1 milion te vjetra kursime kurse kto qeveritaret nga 500.000 euro i mbajne vetem ne shtepite qe nuk rrine fare.

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 08/01/2023 13:30

    Kjo ka qene dhe eshte e dashura e Arben Ahmetajt .Ju gazetare pse nuk e thoni kete ? Klodiana fytyrekali Lala duhet te dali dhe te na japi nje shpjegim !

    Përgjigju
  • xhei: 08/01/2023 13:23

    kapeni pra kete pisen

    Përgjigju
  • Toni: 08/01/2023 13:20

    e bukura eshte qe me gjase kjo Alda as ka bere denoncim fare se skishte si ti arsyetonte shumat ????????????????

    Përgjigju
    • Ai djali: 08/01/2023 14:08

      Flet me rejat ajo 120 mije te vjedhura

  • joni: 08/01/2023 13:20

    ktu jemi ne kufinjt e nje skandali tjeter. shefja e kabinetit te ben tigrit paska aq para saqe mezi ka ndjere qe i lan vjedhur 120 mije euro. (ku i gjeti?!) apo leket e korrupsionit qe ka bo bashk me shefin e vet superhajdut. PROKURORIA SPAKU DUHET TE LEVIZIN NE KETE PIKE

    Përgjigju
  • nona: 08/01/2023 13:18

    populli përdor një shprehje se harami zgjat nga dyzet deri në dyzet vjet kush ka vjedhur do ti vjelle herët apo vonë

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/01/2023 13:11

    Shefes sè kabinetit tè "TIGRIT" Ahmetaj, i paskan marrè paret e kafes qè i kishte lènè mbi tavolinè. E kuptoni pèrse qeveria "nuk ka para" pèr tu dhènè pensionistève njè pension qè u mundèson njè jetè nè dinjitet? Kjo, ishte vetèm shefja e kabinetit. Imagjino tani se çfarè ka nè tavolinèn e TIGRIT? Mafia,,,iu rruan bishtin kètyre. Tek e fundit, ata tè mafias, gjenin "hundleshin" tek Borsellinot. Ne nuk kemi Borsellino. Kemi vetèm TIGRA dhe gojore.

    Përgjigju
  • Gimmi: 08/01/2023 13:10

    Myftaraj: SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona lidhur me aferën e këto janë përdorur që të hedhin firma. Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve të këtyre koncesione në këto 9 vite të qeverisjes. Të dyja janë Trup i Nivelit të Lartë Drejtues të shërbimit civil. Gratë më e lartë në administratë. Të dyja këto nuk janë arrestuar sot, edhe pse janë shumë të përziera.

    Përgjigju
  • Bureto: 08/01/2023 13:04

    Shumë mirë që u kapën! Tani me ta ka punë drejtësia. Por natyrshëm lind dhe disa pyetje. Po zonja,të cilës iu vodhën paratë, si ka mundësi që këtë shumë maramendëse, për një grua pa aktivitet ekonomik fitimprurës, ta mbajë në shtëpi? Në media është thënë se ajo, paska deklaruar se i ka fituar si emigrante në Amerikë!! Ja po e marrim për të vërtetë, po me çfarë aktiviteti i ka fituar atje? Si i ka sjellë ato para në Shqipëri, kesh, me trajstë? Ja po e pranojmë dhe këtë, po si ka mundësi që këtë shumë kaq të madhe e ka kaluar në doganat amerikane dhe shqiptare?! Po hajdutja me të birin nga e dinin që ajo e mbante në shtëpi këtë shumë, në kartmonedha, por dhe bizhuteri? Pse nuk i ka depizituar në bankë? Lindin dhe pyetje të tjera si këto, që me siguri hetuesit do t'ia bëjnë dhe ne do ibformohemi ne siguri nga media për të gjitha këto. Duket qartë, se nuk jemi thjesht dhe vetëm para një vjedhjeje.

    Përgjigju
  • Dori: 08/01/2023 12:57

    Me kaq pare ishte bo investitor strategjik familja dobi

    Përgjigju
  • Kistra: 08/01/2023 12:18

    Ore, kjo sanitarja ka punuar ne shtepine e dikujt apo banke?!

    Përgjigju
    • Linda: 08/01/2023 21:03

      Kill them all

    • Kistra: 08/01/2023 16:20

      Lexues, faleminderit!

    • lexues: 08/01/2023 13:40

      ka punuar ne shtepite a hajduteve dhe i ka vjedhur

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës