TIRANË - 52 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me shenja helmimi të mërkurën. Të gjithë sapo kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë.

"Janë cuar në infermierinë që kemi ketu, më pas në QSUT, janë kthyer shëndoshë e mirë, janë këtu. Ishp po merr prapë analizat e studentëve të shohim ecurinë Ka qenë forme e lehtë. Edhe gjendja sipas infos në qust ishte që mund ta menaxhonim dhe vetë në infermieri",- thotë Milton Nushi – Administrator, Akademia e Sigurisë.

Akademia i siguron studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al

"Kjo është një kontratë e re që e kemi, po kemi pasur dhe kontrata të mëparshme. Ushqimi përgatitet në vend tjetër jo në akademinë atje ku ka licencenin academia, dhe përgatitet edhe për institucione të tjera",- thotë Nushi.

Studentët kanë konsumuar të njëjtën menu, sallatë me perime të ziera, gjellë me patate ose tavë me presh, makarona ose pilaf me karrotë, mish, biskotë, banane dhe bukë.

 Do të jenë analizat ato që do të përcaktojnë shkakun e helmimit të tyre.

"Kemi njoftuar menjëherë institucionet, AKU-në dhe Shëndetin Publik, i cili ka marrë mostrat, sepse ushqimi këtu vjen në formë kateringu dhe këtu mbajmë edhe mostrat, kemi komision që e pret bashkë me mjekun dhe i mbajmë të ruajtura 24 orë për raste kur ndodhin këto lloj incidentesh",- tha Nushi

Administratorja e Kompanisë SORI-Al” Alma Tafani, u shpall në kërkim nga policia. Blutë arrestuan kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu bjë tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu verifikime në subjektin që e prodhon ushqimin në ambientet e kuzhinës së garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë. Produktet e prodhuara ishin shpërndarë tek pikat kontraktuese. Por aty AKU thotë se mori mostra të djathit, kosit, vezëve, e sallamit për analizim në laboratorin e ISUV. AKU bllokoi 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj SORI-Al” u vendos 100 mijë lekë gjobë

Mostra për analizim mikrobioligjik u morën edhe te Akademia e Sigurisë, ku u konstatuan pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkte ushqimore. Edhe në këtë rast, ndaj subjektit u vendos 100 mijë lekë gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë

"Puna vazhdon normalisht, shkolla vazhdon normalisht, edhe furnizimi vazhdon normalisht",- thotw Nushi.

Deri në fund të vitit 2025, kompania Sori-Al rezulton si fituese e 75 tenderave publikë, me vlerë totale 4.2 miliardë lekë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, flet administratori: Janë analizuar mostrat e ushqimit, presim rezultatet! Furnizimi nga kompania vazhdon

 

Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka folur për mediat pas helmimit të 56 studentëve nga konsumimi i vaktit të drekës të ofruar nga institucioni dhe i shërbyer nga kompania private e kontraktuar Sori-Al.

Ai thotë se ky mund të jetë problemi i parë i këtij lloji në historinë e institucionit, dhe shtoi se mostrat e ushqimit që iu servir studentëve po analizohen nga AKU dhe Shëndeti Publik. 

"Kanë pasur shqetësime studentët pas konsumimit të vaktit të drekës. Janë çuar në infermierinë që kemi këtu dhe më pas në QSUT, dhe janë kthyer, të gjithë janë shëndoshë e mirë, janë këtu. Dyshimi është se ka ndodhur pas konsumimit të ushqimit. Ushqimi është i standardeve shumë të mira, mund të ketë pasur ankesa për punën e llojshmërisë, por që ushqimi është jashtëzakonisht i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjë moment helmimi deri sot që flasim. Kemi njoftuar menjëherë institucionet, AKU-në dhe Shëndetin Publik, i cili ka marrë mostrat, sepse ushqimi këtu vjen në formë kateringu dhe këtu mbajmë edhe mostrat, kemi komision që e pret bashkë me mjekun dhe i mbajmë të ruajtura 24 orë për raste kur ndodhin këto lloj incidentesh",- tha Nushi

"Kjo është një kontratë e re që e kemi, por ka pasur dhe kontrata të mëparshme. Por janë marrë të gjitha masat, po presim që të dalin aktet e analizës",- shtoi ai.

Nushi theksoi se "puna vazhdon normalisht, shkolla vazhdon normalisht, edhe furnizimi vazhdon normalisht".

Gjithashtu, administratori sqaroi se ushqimi që i serviret studentëve të Akademisë së Sigurisë nuk përgatitet në institucion, por vjen i përgatitur.

"Ushqimi përgatitet në një vend tjetër, jo më Akademinë e Sigurisë, atje ku ka licencim kompania, dhe, me sa di unë, përgatisin ushqime edhe për institucione të tjera",- tha Nushi.

Ora 11:57
MENUJA/ Ja çfarë konsumuan 56 studentët që u helmuan në Akademinë e Sigurisë

1778148140_deliciousfoodpackstopview232149182198.avif

 

56 studentë të Akademisë së SIgurisë përfunduan në spital pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al..

Bëhet me dije, se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Ora 10:01
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime, gjobitet 200 mijë lekë kompnia 'Sori-Al'

1778141162_AkademiaeSigurise.jpg

Pas helmimit të 56 studentëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 155 kilogramë ushqime te Akademia e Sigurisë, të furnizuara nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al. Gjithashtu, AKU njofton se ka gjobitur 200 mijë lekë kompaninë Sori-Al.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë  ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.